Arrestohet sigurimi që dyshohet që ngacmojë studentet e konviktit 5

Studentet të cilat banojnë në konviktin numër 5 në Prishtinë, kanë shprehur shqetësim nga prania e një pjesëtari të sigurimit në korridorin e këtij konvikti në orët e vona të natës.

Studentet kanë lajmëruar rastin në organet kompetente.

Behët fjalë për Hysni Gashi i cili është suspenduar nga Drejtoria e Qendrës së Studentëve, por i njëjti mbrëmë është arrestuar nga policia e Kosovës me veprën penale ngacmim.

“Pas hetimeve intensive policore është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e PK-së.

Lexo edhe:  Nxënësi kapadai i hyn dajak arsimtarit në shkollë, drejtoria thërret Policinë