Distria Krasniqi e fiton medaljen e artë për herë të katërt në Mastersin e xhudos
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.
Xhudistja kosovare e përsëriti këtë sukses për herë të katërt.
Në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e mposhti britaniken, Chelsie Giles.
27-vjeçarja raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa pastaj mposhti spanjollen, Ana Perez Box. Në gjysmëfinale triumfoi kundër Reka Pupp të Hungarisë.
Kampionia olimpike fitoi edhe 1800 pikë olimpike “Paris 2024”.
Më vonë do të luftojë edhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë.