Policia dyshon se shpërthimi te Kroi i Vitakut u shkaktua nga një shok-bombë
Gjatë ditës është raportuar për një shpërthim te Kroi i Vitakut në Mitrovicën Veriore, që, siç thanë nga Policia e Kosovës, ka ndodhur në mesditë.
Në njoftimin e fundit të Policisë, thuhet se dyshohet për një shpërthim të shkaktuar nga ndonjë shok-bombë. Nga ky shpërthim, nuk është regjistruar ndonjë i lënduar.
“Njësitet relevante policore kanë dalë në atë lokacion, nga ku dyshohet se është dëgjuar shpërthimi, i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga ndonje mjet shpërthyes (shok bombë) por që deri më tani nuk është raportuar për ndonjë lëndim apo dëmtim”, kanë thënë mga Policia për Express.