Shtrenjtohet sërish vaji ushqimor
Vaji ushqimor është shtrenjtuar përsëri në Kosovë. Nga 2.93 sa ishte ditëve të fundit, tashmë çmimi ka shkuar në 3 euro, që i bie se është rritur për 7 centë.
Sipas njoftimit të Agjencisë së Statistikave tek rubrika “çmimet ditore” është treguar se vaji ushqimor është shtrenjtuar për 7 centë.
“Vaj ushqimor luledielli – Floil, 1 litër tani kushton 3 euro, kurse në ditët e kaluara të javës është shitur me 2,93 centë”, ka treguar ASK.
Çmimi i vajit në Kosovë më herët kishte shkuar deri në 4 euro. Për këtë kishte reaguar edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në një konferencë për media deklaroi se aktualisht çmimi i vajit në Kosovë është më i larti në botë.