Rada Trajkoviqit tani ia ndalin në Beograd edhe një famijar të saj
Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltare e Ministrit të Kosovës për Komunitete dhe Kthim, Rada Trajkoviq, ka njoftuar se vajza e saj është ndaluar në aeroportin e Beogradit nga policia kufitare.
Trajkoviq përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka thënë se kjo kalon çdo masë.
Aktivistët serbë akuza drejt ministrit Rakiq, thonë se një ndërtesë e tij …
“Vajza ime e cila është shtetase britanike, sapo ka zbritur në aeroportin e Beogradit. Ajo u ndalua nga policia kufitare. Kjo është përtej çdo mase”, ka shkruar Trajkoviq.