Burrë e grua rrihen mes vete në Prishtinë bëhen llom, përfundojnë në polici

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një nga lagjet e kryeqytetit.

Burrë e grua në Emshir janë rrahur mes vete, pas një mosmarrëveshjeje verbale që patën me njëri-tjetrin. Për dhunën në familje është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë shoqëruar çiftin në stacion policor për intervistim.

Me vendim të prokurorit ndaj të dyve është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Vdes njëri nga të plagosurit në “Bon Vivant”