Kryeministri Albin Kurti krahasohet me Lionel Messin

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka zgjedhur që ta shoh sonte finalen e madhe të Kampionatit Botëror në futboll.

Kurti qëndroi në Shtime dhe kjo gjë u bë e ditur pikërisht nga kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu.

Aliu ka publikuar një fotografi të realizuar pas përfundimit të ndeshjes Argjentina-Francë.

Madje ai ka krahasuar edhe Lionel Messin me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Legjendat vonojnë, por triumfojnë fuqishëm. Albin Kurti, Leo Messi”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe:  “S’guxon me pasë frajer as m’u martu se të mbys, kom me ta hup jetën”/ I riu në Gjilan kërcënon ish bashkëshorten e tij