Sami Lushtaku i reagon Ministrit Sveçla pas shkarkimit të Fadil Kodrës
Sami Lushtaku ja reaguar për shkarkimin e Fadil Kodrës, bashkëluftëtarin e komandantit legjendar Adem Jashari.
Përmes një postimi në Faecebook, Lushtaku e ka quajtur të turpshëm shkarkimin e Kodrës nga ana e ministrit Sveçla.
“Duket që kjo qeveri e turpit ka aq shumë antipati ndaj UÇK-së, sa askush nuk mund të imagjinonte se veprimet e saj do të bien deri në këtë nivel. Nuk ka turp më të madh sesa të shkarkohet nga pozita e Drejtorit të Agjencionit të Emergjencave, një njeri si Fadil Kodra, që gjithë jetën e ka vënë në shërbim të kombit”, shkruan ndër të tjera ai.