Big Brother nervozon akademikun Mehmet Kraja
Shkrimtari shqiptar, Mehmet Kraja ka reaguar përmes një shkrimi të gjatë lidhur reality show, “Big Brother” ,”Love story”, “Përputhen” të cilat po shfaqen në Shqipëri dhe Kosovë.
Ai ka akuzuar televizionet që po bëjnë formate të tilla, duke i quajtur programe plehra, spektaklet artificiale, false dhe mashtruese.
Ttuje, ai shton se këto formate kanë kultivuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve shoqërore.
Postimi i plotë:
UNË JU AKUZOJ…
(Bashkengjituni mesuesit italian qe akuzon televizionet dhe programet e tyre ne Itali, formate të ngjashme me “Big Brother” ,”Love story”, “Përputhen” në Shqipëri dhe Kosovë)
“Unë ju akuzoj se jeni ndër fajtorët kryesorë të dekadencës kulturore të vendit tonë, barbarizmit të tij shoqëror, korrupsionit dhe grryerjes morale, destabilizimit mendor të brezave të rinj, varfërimit etik ,shtrembërimit arsimor të fëmijëve tanë.
Ju, me televizionet tuaja groteske e vulgare, me programet tuaja plehra, spektaklet tuaja artificiale, false, mashtruese dhe pseudo, keni kontribuar (në vetën e parë dhe pa skrupuj) në dekadentizmin e mijëvjeçarit të tretë.
Ju jeni bashkëpunëtorë dhe promovues të vetëdijshëm të këtij procesi pervers mediatik që ka rrënjosur bindjen e një vetërealizimi bazuar ekskluzivisht në pamjen e jashtme, në kërkim të famës, suksesit dhe bukurisë, në kërkimin e vazhdueshëm të klikimeve, për ndërtimin e asaj që të tjerët duan dhe jo atë që ne jemi.
Ju keni kultivuar vrazhdësinë, injorancën, varfërinë morale dhe kulturore si modele të marrëdhënieve shoqërore.
(…)
Realiteti i trishtuar që ju përhapni ngjall te nxënësit e mi, te ata që nuk përshtaten me atë që ju na prezantoni, mungesë besimi për të ardhmen, frikë, hutim, izolim. Dhe si shpërblim marrin margjinalizim dhe tallje.
Unë si mësues shoh qindra nxënës të sillen si replikantë të personazheve të turpshëm që mbushin programet tuaja, për t’u përpjekur të jenë si ata.
Unë ju akuzoj, sepse ju jeni përgjegjës për të gjitha këto.
Shpresoj në shkatërrimin tuaj profesional dhe zhdukjen tuaj mediatike, sepse vetëm këto mund të jenë ndëshkimet e duhura për dëmet e pariparueshme që i keni shkaktuar këtij vendi”. (Marco Galice, mësues në Itali, shqip: Ilir Cuci)