Shi e bubullima, moti për sot e nesër dhe ditët e para të javës së ardhshme

Dita e sotme do të jetë me reshje shiu. Pasdite vonë apo në mbrëmje vransirat shtohen, derisa temperaturat pësojnë rënie. Të dielen ftohtë dhe kryesisht vranët, njofton Prishtina Weather.

Sipas parashikimeve të fundit java e ardhshme fillon me mot stabil, me më shumë intervale me diell, por se në mëngjes me ngrica, e në ultësira kushte edhe për mjegull, sidomos nga dita e martë.

Me qarkullimin e mirë ajror që mund të pritet në fundjavë, ndotësit ajror mbesin më të shpërndarë, e indeksi i cilësisë së ajrit të jetë më gjatë në vlera të pranueshme. Nga dita e hënë, moti më stabil, mbanë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi kalon edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

17.12 – Mot i ndryshueshëm dhe i butë. Herët në mëngjes rrebeshe shiu me bubullima. Ditën intervale me diell dhe riga lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë dhe vransira.

18.12 – Kryesisht vranët dhe ftohtë.

19.12 – Paradite kryesisht me diell. Ditën vransira kalimtare.

20.12 – Mjegull në ultësira e ngricë orëve të mëngjesit. Ditën kryesisht me diell.

21.12 – Kryesisht me diell. Mjegull orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave.

Temperaturat pësojnë rënie nga dita e diel edhe deri në 3C e 4C, maksimalet, ndërsa minimalet mund të zbresin edhe deri në -5C e -4C të hënën në mëngjes..
Frynë erë e lehtë dhe mesataret, të shtunën nga jugu e juglindja 3-11m/s, e të dielen nga verilindja 4-10m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje të jashtëzakonshme mbi vlera normale, gati edhe për 30mb ditën e hënë.

Lexo edhe:  Gjuajti me armë dhe i rrahu babë e bir: Zbulohet kush është personi i shpallur në kërkim për sherrin në Ferizaj