Aksidentohet vetura e Policisë, një zyrtar policor dërgohet në spital

Aksidentet në trafik janë një ndër dukuritë më shqetësuese në vendin tonë, që më së shpeshti ndodhin për shkak të pakujdesisë së shoferëve që rrezikojnë të gjithë pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, mosrespektimit të rregullave të trafikut. Jo rrallëherë në aksidente përfshihen edhe veturat e Policisë.

Kështu ka ndodhur edhe sot në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku një veturë është përplasur me automjetin zyrtar të Policisë, të cilën e ka goditur nga mbrapa, si pasojë e pakujdesisë.

Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak se vetura civile po tentonte të ndalej, derisa kishte kolonë dhe për pasojë është përplasur me veturën e Policisë. Shoferi që po voziste veturën zyrtare ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Ndaj shoferes së dyshuar, pas përfundimit të procedurave në Polici, rasti është proceduar në Departamentin për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prizren.

Lexo edhe:  Dy persona sulmojnë fizikisht një burrë në Gjakovë, por e pësojnë nga Policia