Asociacioni i komunave, Kurti: Serbia do ta ngrejë si çështje në kuadër të dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se çështjen e Asociacionit të komunave serbe, Serbia ta bëjë pjesë të dialogut.

“Marrëdhëniet tona me Serbinë nuk janë normale. Ky raport normalizohet me njohje reciproke dhe me dialog në kuadër të Brukselit. Unë jam i gatshëm, aktiv, kreativ, i përkushtuar, gjë që nuk mund të thuhet për fqinjin tonë, që dërgon letra lart e poshtë për kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë. Unë besoj që ata duhet të ndryshojnë”.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një marrëveshje e cila është bërë në vitin 2013, pastaj, kur është konkretizuar në vitin 2015, nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Merreni me mend, 33 marrëveshje janë bërë në Bruksel, Serbia këmbëngul në atë marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk e mohoj që, në kuadër të dialogut, Serbia do ta ngrejë si çështje Asociacionin si model për të zgjidhur çështjet e të drejtave të pakicave kombëtare. Le ta bëjë në kuadër të dialogut që duhet ta zhvillojmë në Bruksel”, tha Kurti.

Lexo edhe:  Mblidhet Kuvendi, shqyrton projektligjin për deklarimin e pasurisë