Borell sërish: Të ndalen këto telashe, të hiqen barrikadat

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kërkuar përsëri që të hiqen barrikadat në veri të vendit.

Borell ka thënë se “këto telashe” duhet të ndalet dhe të kthehet në qetësi.

Kërkojë nga të gjithë në rajon të qetësohet situata dhe të kthehen në dialog. Është rruga e vetme para për perspektivën evropiane të Kosovës dhe Serbisë. Është absolutisht e nevojshme që këto lloj telashe të ndalen, barrikadat të hiqen dhe të kthehemi në qetësi e të kthehemi në diskutime, për propozimin që e kemi vendosur në tavolinë, për të shikuar për një zgjidhje permanente e koherente ndaj tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Borrell.

Borell ka bërë të ditur se sot do t’i njoftojë liderët e BE-së për situatën në veri të Kosovës.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit Një person therret me thikë në mes të ditës në qendër të Mitrovicës