Vuçiq: Serbia të enjten dërgon kërkesën për vendosjen e trupave në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në 1.000 forca të sigurisë në Kosovë.
“Seanca e qeverisë është të enjten dhe siç janë gjërat, qeveria do të marrë vendim për dërgimin e një letre komandantit të KFOR-it”, tha Vuçiq në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.
Ai shtoi se seanca e Qeverisë së Serbisë do të mbahet të enjten pasdite dhe se KFOR-i më pas do ta marrë kërkesën.