E rëndë: I riu në tenton t’i jap fund jetës, e ther veten me thikë

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt.

Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një familje në rrugën “Lekë Dukagjini” në Gjakovë ku një person ka gjetur vëllain e tij të shtrirë në banjo dhe pa vetëdije si pasojë e therjes me thikë. Bëhet fjalë për një 25-vjeçar, i cili ka tentuar t’i jap fund jetës, duke e therur veten me thikë të kuzhinës.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se i riu është është dërguar në këtë qendër me plagë në këmbë, në orët e pasdites të së dielës dhe tashmë po trajtohet në repartin e Kirurgjisë.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Vëllai i Liridonës thotë se u keqkuptuan për “dy ditë besë”: Ne ia kemi lënë gjithçka në dorë drejtësisë