LAJMI I FUNDIT: Një person dërgohet pa shenja jete në QKMF
Policia e Kosovës ka njoftuar se në QKMF-në e Ferizajt është dërguar mëngjesin e së shtunës një burrë nga Shtimja.
Në raportin 24 orësh thuhet se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës.
“HETIM MBI VDEKJEN/Shtime 10.12.2022, 10:15. Është raportuar se në QKMF, Ferizaj është sjellë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së.