Serbët qëndrojnë në tenda, barrikadat nuk tërhiqen
Rrugët për në veri vazhdojnë të jenë të bllokuara. Kjo pas arrestimit të ish-policit serb, i dyshuar për sulm ndaj policisë e zyrtarëve të KQZ-së.
Pasi moti është me shi, serbët kanë sjellur tenda në të cilat po qëndrojnë skaj barrikadave.
Kështu po raporton mediumi serb KosovoOnline.
Policia e Kosovës në anën tjetër ka bërë të ditur se janë sulmuar me armë zjarri afër Liqenit të Ujmanit.
Shpërthime janë raportuar edhe në Lagjen e Boshnjakëve.