Vuçiq: Do të kërkojmë që KFOR-i të lejojë dislokimin e forcave serbe në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Beogradi do t’i dërgojë një kërkesë komandantit të KFOR-it për të siguruar dislokimin e forcave të ushtrisë dhe policisë së Republikës së Serbisë në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai tha se autoritetet serbe e kanë hetuar me kujdes të gjithë rastin rreth arrestimit të ish-policit kosovar, Dejan Pantiq, dhe se për këtë i ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë dhe se Prishtina pa asnjë bazë po e akuzon për terrorizëm, shkruan mediumi serb me seli në Republikën e Kosovës, “Kosovë-Online”.

Vuçiq ka vazhduar fjalimin e tij propagandues duke thënë se një sërë gënjeshtrash, presionesh dhe mashtrimesh të përditshme nga Prishtina janë duke vazhduar.

Ai ka deklaruar të gjitha faktet që kanë të bëjnë me zbatimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën Kurti refuzon ta zbatojë.

“Ata do të duhet të përmbushin atë që kanë nënshkruar në marrëveshjen e Brukselit”, tha ai.

Lexo edhe:  Arbnor Rifati është trajneri i arrestuar për kurdisje