Ky është serbi që u arrestua për sulm ndaj Policisë

Është arrestuar një serb në Jarinje, pasi që i njëjti dyshohet për sulm me armë zjarri nga zyrtarëve policorë në tetor të vitit 2021.

Sipas Policisë së Kosovës rreth orës 15:00 të së premtes, njësitet policore kanë arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin një qytetar serb me inicialet M.A i cili ishte në kërkim.

“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.02.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim”- thuhet në njoftim.

Personi i ndaluar, që sipas Kallxo.com është Milijan Adziq, po dyshohet për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë që është inicuar si ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’.

Në tetor të vitit 2021, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kishin ndërmarrë operacion kundër kontrabandës së mallrave në disa qytete të Kosovës, duke përfshirë edhe Mitrovicë të Veriut.

Në këtë pjesë njësia e Policisë dhe Dogana ishin përballur me protesta të dhunshme të banorëve serbë.

Protestuesit kishin përdorur mjete të forta në drejtim të policëve, duke shkaktuar edhe lëndime tek shtatë pjesëtarë.

Të lënduar ishin raportuar edhe disa protestues, gjithashtu edhe gazetarë, kameramanë e fotoreporterë të mediumeve të ndryshme në Kosovë.

Lexo edhe:  LAJMI I FUNDIT: Persona të maskuar qëndrojnë në Lagjen e Boshnjakëve (VIDEO)