LAJMI I FUNDIT: Aksident i rëndë, dy fëmijë goditen nga një automjet në Obiliq
Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Obiliq.
Para pak momentesh, dy fëmijë janë goditur nga një automjet, duke i lënë të shtrirë për tokë.
Nga fotografitë që ka siguruar Gazeta Express, kuptohet që ndihma mjekësore tashmë ka arritur në vendngjarje.
Deri tani nuk dihet për gjendjen e tyre shëndetësore