Policia inspekton sallonet e masazhave, mbyll 44 prej tyre

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka inspektuar 53 sallone të masazheve.

Siç njofton Policia, 44 prej të tyre i ka mbyllur.

Njoftimi i plotë:

Inspektohen 53 sallone të masazheve, mbyllen 44 prej tyre gjatë një operacioni të Policisë me inspektorët kompetent

Prishtinë, 08 dhjetor 2022

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore me qëllim të marrjes së masave proaktive dhe verifikimin e informatave në terren ka hartuar një plan operativ në funksion të Inspektimit të Salloneve të Masazheve, plan i cili është realizuar në bashkëpunim dhe mbështetje të Inspektoreve nga MINT, ATK-së dhe Inspektorët e punës.

Me datë 07.12.2022, Plani Operativ i koduar “Masazh- Dhjetori -2022”, është realizuar në nivel vendi dhe ka përfunduar me sukses të plotë.

Aktivitetet parandaluese dhe rezultatet e këtij operacioni gjeni në vijim të përmbledhura në formë tabelare:

Lexo edhe:  Drejtori i ‘Sirius Wine’ arrestohet për përfshirje në rrahje në diskotekën ‘Sauvage’