LAJMI I FUNDIT: Shpërthim i një bombe në Lagjen e Boshnjakëve, policia del në vend të ngjarjes

Sërish kanë vazhduar incidentet në Veriun e Mitrovicës.

Para pak çastesh është dëgjuar një shpërthim në Lagjen e Boshnjakëve, pjesë e banuar me banorë nga të gjitha komunitete, me shumicë shqiptare, shkruan Jepi zë.

Një qytetar i ka thënë Jepi zë, se dyshohet se është hedhur një shok bombë.

Pas kësaj situate të tensionuar, Policia e Kosovës ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.

Ndryshe të gjitha këto incidente po ndodhin, pasi shteti i Kosovës ka paralajmëruar mbatjen e zgjedhjeve lokale në veri./Jepi zë

Lexo edhe:  Arrestohet një i dyshuar për fajde dhe detyrim në Prishtinë