Vrasësi i 11 vjeçarit Kujtim Veselit u dënua sot edhe me 15 vjet tjera burgim
Personi që u dënua sot me 15 vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”, është Sefedin Osmani dhe i njëjti është dënuar për rastin e tashmë të ndjerit, Kujtim Veseli, merr vesh nga burimet Express.
Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2020 kishte shpallur fajtor Sefedin Osmanin duke e dënuar me 25 vite burgim për vrasjen dhe dhunimin e 11-vjeçarit Kujtim Veseli.
Në vitin 2020 gjykata kishte njoftuar se “I akuzuari S.O me datë 11.07.2019 në Fushë Kosovë kishte detyruar të miturin K.V të kryente akt seksual dhe pastaj kishte përdorur dhunë ndaj tij, duke e goditur me mjet të fortë, ku si pasojë e këtyre goditjeve kishte ardhur deri te vdekja e dhunshme e tij”.
Kujtim Veseli, 11-vjeçari nga komuniteti rom, ishte gjetur i vdekur poshtë shkallëve të një kompleksi banesor në Fushë- Kosovë.
Nëna e 11-vjeçarit Kujtim Veseli, Makfire Ilazi, në një bisedë për Gazetën Express ishte shprehur e pakënaqur me aktgjykimin dënues me 25 vjet burgim për Sefedin Osmanin.