Postimi prekës i bashkëshortes së Gjikollit: Një zemër e mirë u ndal, t’du përjetë
Zëvendësdrejtori i Telegrafit dhe ish-reperi i njohur i grupit WNC, Arlind Gjikolli ka ndërruar jetë sot në moshë të re.
Lajmin për shuarjen e tij, e ka konfirmuar edhe bashkëshortja e Gjikollit, Vjosa Loci Gjikolli.
Ajo ka shkruar shkurt, duke thënë se një zemër e mirë u ndal sot.
“Nje zemer e mire u ndal… 08.07.1981-05.12.2022. T’du perjete❤️”, ka shkruar ajo.