Studentët bëjnë biznes me kartelat e konvikteve dhe mensës, paralajmërohen masa

Në rrjete të ndryshme sociale, studentët që banojnë nëpër konvikte po shesin e blejnë kartelat që mundësojnë qëndrimin apo ushqimin në mensë.

Disa nga studentët që e kanë fituar të drejtën e qëndrimit në konvikte, po dyshohet se po bëjnë biznes të jashtëligjshëm me kartela.

Megjithatë, Qendra e Studentëve ka paralajmëruar masa për secilin student që kapet duke bërë dallavere. Drejtori i Strehimit në QS, Isak Beha, ka deklaruar për Kosovapress se të gjithë studentët që shesin apo blejnë vendet e banimit, përjashtohen.

“Ne në vazhdimësi përcjellim studentët, banorët tonë brenda konvikteve, mirëpo prononcimet e tyre nëpër rrjete të ndryshme sociale, mund të ketë student individual të cilët tentojnë të keqpërdorin apo të manipulojnë me ID kartelat e tyre, të cilat i kemi pajisur. Mirëpo çdo tentim, i kemi bërë me dije çdo studenti dhe banori i ynë por edhe nëpër rrjete sociale se çdo tentim nga ana e studentëve që mund të ketë, studentët ndëshkohen sipas masave që janë të parapara dhe janë në fuqi të parapara nga Qendra e Studentëve. Nëse një student kapet që ka përdor ID kartelën dhe ai student përjashtohet automatikisht nga konvikti, e humb të drejtën e banimit dhe të ushqimit dhe futet në listën e zezë dhe nuk do të ketë të drejtë të aplikoj për vitin e ardhëm për banim në konviktet”, tha Beha.

Beha tregoi se kontroll të veçantë iu bëhet në konvikte me qëllim që të parandalohet keqpërdorimet.

“Ne si staf i Qendrës së Studentëve, në veçanti në konvikte, bëjmë kontrolle të vazhdueshme nëpër dhomat e studentëve në të gjitha konviktet me qëllim që t’i parandalojmë keqpërdorimet.Mundësia për të realizuar qëllimin është në raste individuale, mund të ceku dy raste gjatë javës së kaluar gjatë kontrolleve, kemi hasur në dy student të cilët kanë keqpërdor ID kartelat e tyre dhe automatikisht studentët e tillë janë përjashtuar nga konvikti. Jemi institucioni shtetëror dhe jemi të obliguar të zbatojmë rregulloren e brendshme të cilat i kemi në fuqi. Çdo student vetëm atij i takon e drejta për ta shfrytëzuar vendin për të banuar dhe për t’u ushqyer në mensën e studentëve”,theksoi ai.

Lexo edhe:  51-vjeçarja në Prishtinë cak i grabitjes, hajni ia vjedh zinxhirin e 700 eurove nga qafa