Babai rrëfen biseden me Sokol Halilin, tregon ku donte t’i jepte fund jetës

Babai i Sokol Halilit për T7 ka rrëfyer për momentin kur djali i tij kishte shkuar në shtëpi derisa Policia e Kosovës po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit.

Ai ka treguar se si ishte përpjekur që ta bindte që të dorëzohet në polici dhe që më pas të merrej ligji me të, megjithatë thotë se s’ka pranuar diçka të tillë.

“Erdh Sokoli sot dhe u përshëndetem. Folëm me to. Edhe tu folë kem të merzitun. Kishe po dorëzohet në polici e tani me iu përgjigj ligjit edhe cka ta rrokë ligji, qashtu me u bo. Edhe i thash Sokol po e thirri policinë e me u dorëzu. Tha ja bab mos e thirr kërkon, se s’du me nejt gat edhe du me shkru një letër se su kanë faji jem”, ka thënë babai i Sokol Halilit.

Ai tutje ka treguar për T7 se si Sokol Halili i kishte thënë se dëshiron që të shkojë në Stacion të Policisë në Shtime dhe të bëjë vetëvrasje aty.

“Më tha pe shkruj një letër, unë dorëzohem në Polici të Shtimes vetë. Ja bab tha stë marr ty. Thash pa mu smunesh me shku. Tha bab unë i gjallë nuk dorëzohem, du me hy në oborr të stacionit të Policisë e në kerr me bo vetëvrasje”, ka rrëfyer tutje për T7.

Sipas babait, Sokol Halili kishte thënë se i kishte thënë Hamide Magashit se ose do të jetonin të tre bashkë ose do të vdisnin të tre.

“Ai tha nuk dorëzohem. Ia kam dhanë besën asaj shoqes, gjallë e dekën kemi me jetu ose me dekë tret bashkë.

Nuk u bind”, ka treguar babai i Sokol Halilit për T7.

Lexo edhe:  Pamje nga vendi ku u gjet pa shenja jete një 37-vjeçar në një veturë në Kaçanik

Ndërkohë Policia e Kosovës kishte arritur që ta lokalizonte në shtëpinë e tij rreth orës 13:45. Pas dështimit të përpjekjes për ta bindur që të dorëzohet, Sokol Halili ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij.