Ngacmohet zyrtarja policore në Mitrovicë, disa persona i shkojnë te dera e shtëpisë

Një zyrtare policore në stacionin policor në veri të Mitrovicës ka denoncuar sot në polici një rast të ngacmimit, që sipas saj ka ndodhur mbrëmë, derisa ishte në shtëpinë e saj.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në dëshminë e zyrtares policore (emër i njohur për redaksinë) thuhet se disa persona të panjohur i kanë shkuar te dera e shtëpisë, rreth orës 22:00. Ajo ka deklaruar para hetuesve se të dyshuarit i kanë trokitur në derë fillimisht dhe më pas kanë gjuajtur me fishekzjarre e gjësende në drejtim të dritareve të shtëpisë.

Ende s’dihet nëse ky rast lidhet me punën e saj si police, apo ka ndonjë motiv tjetër. Përballë kësaj situate, zyrtarja policore ka vendosur që t’i njoftojë organet e rendit, në mënyrë që të zbardhen rrethanat e ngjarjes.

Si rezultat i denoncimit, Prokurori i Shtetit ka marrë urdhër që të hapet rasti si “ngacmim” dhe të nisin hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Lexo edhe:  Ky është 60-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në vendin e tij të punës në Skenderaj