Veturat bëhen “kërsh” në mes të Prishtinës, 2 persona bëhen për spital

Dy persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksident i cili ka ndodhur të mërkurën rreth orës 08:40 në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.

“Sot rreth orës 08:40, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, ku dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Lexo edhe:  Prokurori e dërgon në mbajtje “Lizën”, bashkëpunëtorin e Enver Sekiraqës