Bekim Jashari: Nëna Taibe i dha bukë Komandantit Legjendar Adem Jasharit
Ish-Kryetari i Skenderajt Bakim Jashari, ka marrë pjesë në varrimin e Taibe Shales, nënës së gjeneralit Shaban Shala dhe heroit Bedri Shala.
Jashari tha se ajo ishte ishte shtyllë e çlirimtarëve tonë, duke gatuar bukë dhe kujdesur edhe për Komandantin Legjendar Adem Jashari, “babushin Hamëzen dhe shokët e tyre çlirimtarë”, tha ai.
Më poshtë reagimi i tij:
Ishte viti 1991 kur familja ime Jashari triumfoi ndaj sulmit të parë të forcave serbe dhe pas këtij sulmi ishte familja Shala, nëna Taibe dhe djemtë luftëtarë Shaban e Bedri Shala bashkë me vellëzerit tjerë nga Negroci i Drenasit të cilët hapën dyert për Komandantin Legjendar dhe bashkë me ta luftuan pa u ndalur në çlirim të vendit.
Nëna Taibe jetoi me dhimbje për djemtë e saj por ajo qëndroi e fortë dhe krenare deri sot për tu bashkuar me djemtë e saj dhe shokët e tyre të cilëve iu shërbeu bukë e ujë në kohërat më të vështira.
Nëna Taibe sikurse edhe nënat tjera shqiptare dhanë një kontribut të veçantë dhe historik për vendin duke rritur edukuar në menyrën më të mirë patriotike djemtë dhe vajzat që i dolën zot vendit tonë.
Pusho e qetë nëna Taibe, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!”, ka shkruar Bekim Jashari.