Po çfarë krize, kosovarët harxhuan 42 milionë euro në vetura vetëm për 10 muaj
2 mijë e 694 vetura janë importuar në Kosovë gjatë periudhës janar – tetor i këtij viti.
Vlera e këtyre veturave kap shumën e 42 milionë eurove.
Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.
Sipas tij shteti ka përfituar 8.5 milionë euro taksa nga këto importime.
“Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar 2.694 vetura të reja. Vlera e tyre është rreth 42 milionë euro derisa taksat janë rreth 8.5 milionë të arketura”, tha Stavileci.
Ai theksoi se veturat e blera nga qytetarët e Kosovës vijnë kryesisht nga vendet evropiane.
“Kryesisht janë brendet evropiane me origjinë nga Gjermania, Franca Rumania”, theksoi ai.