“A del najherë në Skenderaj”, kërcënohet 20-vjeçari, kërkon ndihmën e Policisë pas mesazheve paralajmëruese që mori
Edhe Denoncimi për kanosje i një qytetari në Skenderaj, i cili po pretendon se është kërcënuar për shkak të haraçit, ka aktivizuar Policinë gjatë ditës së djeshme.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në fshatin Obri e Ulët, ku viktima 20-vjeçar, ka kërkuar ndihmën e Policisë pasi po përballet me kërcënimet serioze të një personi.
Burimet nga prokuroria kanë bërë me dije se viktima ka raportuar para zyrtarëve policorë se është kërcënuar nga një person i cili dyshohet ta ketë paralajmëruar se do ta pësojë keq nëse del në qytetin e Skenderajt. Siç mëson Sinjali, i dyshuari që dy javë po e kërcënon viktimën dhe nuk dihet akoma motivi i rastit.
Sipas informacioneve të para, dy palët kanë pasur miqësi në të kaluarën, por që një kohë nuk flasin.
Përveç të dyshuarit kryesor, viktima ka deklaruar se edhe një person tjetër i ka dërguar mesazhe, duke i thënë se mund ta kryejë “punën” me personin e dyshuar, në rast se i ofron një shumë të parave.
Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar rastin në Polici dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për ta kapur të dyshuarin dhe për ta identifikuar personin tjetër e përfshirë në këtë rast.