Bie nga ndërtesa 13 vjeçarja shqiptare që jetonte në Francë

Një 13-vjeçare me prejardhje shqiptare ka vdekur në qytetin e Ban-Saint-Martinit në Francë.

Vajza ishte nxënëse e vitit të katërt në Jean-Bauchez Colllege.

“Është një tragjedi,” ka thënë Henri Asswer, kryebashkiaku i këtij qyteti.

Sipas këshilltarit të qytetit, vajza ishte fëmija më i madh i një familjeje me origjinë shqiptare.

“Motra e vogël e saj është në klasën e gjashtë në kolegj, dhe dy të tjerët janë në shkollën e Pagnolit”, ka thënë kryebashkiaku i Ban-Saint-Martinit.

Lexo edhe:  Serbët i vendosin dy kushte kryeministrit Kurti për t'i veshur uniformat