Vazhdon aksioni, bageri rrënon edhe një villë në Batllavë

Ka vazhduar edhe sot aksioni i rrëzimit të vilave nga Komuna e Podujevës, rreth liqenit të Batllavës.

Nga komuna kanë thënë se këto vila janë të ndërtuara pa leje dhe fatin e njëjtë do ta kenë edhe vilat tjera, që ata thonë se janë pa leje, raporton T7.

Siç raportohet, aksioni pritet të vazhdojë javën tjetër.

Kujtojmë që dje nisi një aksion për ndërtimet tek Batllava, ku pritet të rrënohen disa objekte.

Lexo edhe:  “Një figurë e lartë bëri porosinë”/ Flet vrasësi që hodhi në “erë” gazetaren: Ishte punë, duhet të merrja 10 milionë euro