Ky është personi që iku nga Burgu i Smrekonicës, mësohet për çfarë ishte dënuar
Dy ditë pas arratisjes së një të burgosuri nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se edhe një i dënuar tjetër ka arritur të largohet nga burgu.
Sinjali mëson se mungesa e të burgosurit është vërejtur gjatë kontrollit të qelive ku qëndrojnë ata.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bekim Rexhepin, i cili është nga Vitia dhe që po vuante dënimin në burgun e Smrekeonicës. Ai ka arritur që të largohet nga qendra në orët e mbrëmjes dhe akoma nuk dihet se si ka arritur të ikë.
Rexhepi ishte i dënuar me tre muaj e 10 ditë për veprën penale “Vjedhje”, dënim ky që i ishte shqiptuar së fundmi nga Gjykata.
Kujtojmë se ky nuk është rasti i parë, që jo vetëm në Burgun e Smrekonicës, por edhe nga Qendra të tjera, të burgosurit kanë gjetur mundësinë që përmes formave të ndryshme të arratisen nga Qendrat ku vuajnë dënimet.