Gazetarja zbërthen skemën: Si kriminelët po përdorin vajzat e showbiz-it

Gazetarja Glidiona Daci është shprehur se personazhe të botës së krimit, përdorin vajzat e showbizit për të devijuar hetimin e prokurorisë.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo theksoi se personazhet e ekranit përdoren nga krimi.

“Kemi vajza pafund të showbizit, ku personazhe të botës së krimit përdorin vajzat e ekranit në mënyrë që të kamuflohen dhe të fshihen pas tyre për të devijuar hetimin e prokurorisë. Janë rastet e fundit pa diskutim, ku personazhet e njohur të botës së krimit i kanë frikë. Personazhet e showbizit përdoren nga krimi”- theksoi ajo.

Ndërsa është ndalur te ndërtimet pa leje, gazetarja theksoi se shumë kompani hapen në emër të grave duke qenë marzhi i dënimit është më i ulët.

“Kompanitë të cilat hapen për të bërë ndërtimet janë në emër të grave, duke qenë se marzhi i dënimit është më i ulët, dhe gjykatat janë më tolerante për të dënuar gratë për ndërtimet pa leje, por në fakt shpeshherë pas këtyre kompanive fshihen burrat. Përgjithësisht bëhen divorce fiktive sepse marzhi i dënimit për një burrë është më i rëndë, ndërsa gratë janë më të favorizuara.

Ka gra që janë pre e këtyre rasteve në emër të të cilave janë hapur kompani. Disa janë detyruar edhe për shkak të pagesës për të hapur një kompani në emrin e saj dhe më pas kjo kompani shfrytëzohet nga persona të tjera.

Kompanitë përgjithësisht zgjedhin gra që nuk janë shumë të informuara dhe që janë më të lehta për t’u bërë pre e këtyre mashtrimeve”- përfundoi ajo.

Lexo edhe:  Shkurte Fejza ia din renin, ja çka ka bërë për renë e vet