Piu domesdos, 20 vjeçarja dërgohet me urgjencë në QKUK

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në fshatin Lladrovc të Malishevës , ku një 20-vjeçare dyshohet se ka tentuar t’i japë fundit jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 20-vjecarja ishte dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi e njëjta dyshohet se kishte konsumuar preparate higjienike (domestos).

Fillimisht stafi mjekësor i QKMF-së i ka ofruar ndihmën e parë viktimës dhe e njëjta më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Sinjali mëson se akoma s’dihen motivet që dyshohet ta kenë shtyrë 20-vjeçaren të bëjë këtë veprim, por tashmë kanë nisur hetimet që do të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Pasi Prokurori i Shtetit është vënë në dijeni për ngjarjen, ka urdhëruar që rasti të cilësohet si tentim për t’i marrë vetes jetën.

Lexo edhe:  Arrestohet Agron Gashi, i dyshuar për plagosjen e trefishtë në Pejë