E dhimbshme: Pas 20 viteve punë, polici nga Drenica detyrohet ta lë uniformën dhe t’ia mësyn gurbetit

Polici i Njësisë Speciale të Kosovës në Mitrovicë, Halil Fazliu nga Vitaku i Skënderajt ka dhënë dorëheqje.

Pas 20 viteve shërbimi në këtë sektor të sigurisë së Kosovës (prej tyre 13 vite në njësinë speciale), ai u detyrua ta lë uniformën dhe t’ia mësyjë perëndimit, më konkretisht Gjermanisë.

Në pamje ai shihet teksa përcillet me mjaft emocione nga shokët e tij, të cilët për këtë koleg shembullor kishin shumë fjalë të mira.

Mirëpo, te kjo po e sjellin kushtet, që edhe Halilin sikurse shumë shokë të tjerë të tij në polici, shëndetësi dhe sektorë të tjerë po i detyrojnë të migrojnë.

Se kjo është vërtetë e tregon edhe fakti se njësisë speciale që tri vite nuk u janë dhënë uniforma të reja.

Për video klikoni KËTU

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Strellc të Deçanit, kamioni përplaset me veturën dhe rrotullohet – 5 persona të lënduar