E rëndë: Familjarët e gjejnë të vdekur një 36 vjeçare në Skënderaj, po hetohet vdekja

Një 36 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Llaushë të Skënderajt.

Policia e Kosovës konfirmon vdekjen e 36 vjeçares.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Avni Zahiti për “Jepi zë”.

Gazeta “Jepi zë” më herët raportoi se dyshohet se në vendngjarje u gjet një armë gjuetie.

Lexo edhe:  Ngjarje e rëndë në Shkodër, nëna hedh foshnjën në lum