Nesër nuk mbahet mësim në disa shkolla të Kosovës

Komuna e Istogut ka bërë të ditur se mësimi në disa shkolla nuk do të mbahet nesër.

Me anë të një njoftimi thuhet se kjo po ndodhë për shkak të situatës të krijuar si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.

“Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe ju prindër pas reshjeve të mëdha të shiut në Komunën e Istogut, është vështirësuar qarkullimi dhe për shkak të rrezikut që paraqet kalimi i nxënësve në ato rrugë ndërprehet mësimi për ditën e nesërme me 21.11.2022 në këto shkolla: Gjimnazi “Haxhi Zeka” Istog, SHFMU “Bajram Curri” në Istog, Kopshti i Fëmijëve “Gëzimi Ynë” në Istog dhe SHFMU “Ndre Mjeda” në Rakosh”.

“Në shkollat e tjera mësimi do të zhvillohet normalisht. Për çdo ndryshim do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Ky është i riu që u kap me drogë e armë ilegale në Obiliq, përfundon në mbajtje