Bora i afrohet Kosovës, nis të bjerë në Shqipëri
Teksa orëve të fundit reshjet e shiut kanë qenë intensive duke shkaktuar probleme dhe përmbytje në një pjesë të mirë të vendit, mëngjesin e sotëm ka rënë dëbora e parë.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ndan fotografi dhe bën të ditur se këtë vit dëbora e parë filloi në Qafë Thore ku temperatura shënon 4 °C.
ARRSH sqaron se gjithsesi qarkullimi kryhet pa probleme mjetet dhe punëtorët janë në terren, në gatishmëri për çdo situatë.
Qafa e Thorës, është një kalim malor në Alpet Shqiptare të Shqipërisë veriperëndimore. Përmes saj kalon rruga nga Kopliku në Theth.