Shkencëtarët tregojnë nga çfarë vdiq Bruce Lee, tingëllon e çuditshme
Një studim i ri pretendon të hedhë dritë mbi vdekjen e yllit të famshëm të filmit dhe artistit luftarak Bruce Lee, shkruan Independent.
Aktori i “Enter The Dragon” vdiq në korrik 1973 në moshën 32-vjeçare pasi pësoi një edeme cerebrale (ënjtje të trurit).
Ënjtja mendohej të ishte një reagim ndaj qetësuesit meprobamate, i cili përbënte një pjesë të një qetësuesi të dhimbjes që iu dha Lees i quajtur Equagesic.
Megjithatë, një ekip studiuesish pretendojnë tani se edema ishte shkaktuar nga hiponatremia. “Me fjalë të tjera, ne mendojmë që paaftësia e veshkave për të nxjerrë ujin e tepërt e la të vdekur Bruce Leen”, shkruajnë shkencëtarët në punimin e botuar në Clinical Kidney Journal.
Disa faktorë tregojnë se Lee mund të ketë konsumuar sasi jashtëzakonisht të larta të lëngjeve në atë kohë për shkak të dietës së tij, e cila përbëhej nga shumë lëngje dhe pije proteinike, dhe përdorimi i marihuanës, e cila shkakton rritje të etjes.
“Ne supozojmë se Bruce Lee vdiq nga një formë specifike e mosfunksionimit të veshkave: paaftësia për të nxjerrë ujë të mjaftueshëm për të ruajtur homeostazën e ujit”, thonë shkencëtarët.