E dhimbshme: Vdes në moshë të re Flakadan Zenuni

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Flakadan Zenuni. Ai po vuante nga një sëmundje e rëndë.

Zvogëloni barkun në një muaj me një truk të thjeshtë

Flakadani me prejardhje ishte nga fshati Duraj i Kaçanikut.

Për vdekjen e tij ka njoftuar imami nga Kaçaniku, Fidaim Fazliu, me anë të një postimi në facebook.

Ky është postimi i tij:

Në këtë ditë xhumaje përcollëm për në botën tjetër të dashurin tonë, nxënësin tonē ,xhematliun tonë shumë të urtë e shumë të dashur për të gjith ne, Flakadan Zenunin nga fshati Duraj.

Flakadani ishte djal i menqur dhe shumë i afert me të gjith,ishte i dashur dhe shumë energjik.

Flakadani kishte pasion Futbollin dhe jo vetëm që ishte nje lojtarë i mirë por edhe bisedat i kishte vetem për futboll dhe rreth futbollit.
Në keto 8 vite të gjithë jemi lutur dhe kemi shpresuar se njedit do të jet sebashku me ne , në xhami,shkollë e në fushë të futbollit,por caktimi dhe dëshira e Zotit paska qenë që ai sot të udhetoj në botën e rehatisë, qetësisë,aty ku nuk mungon asgjë, aty ku nuk ka dhimtë, mërëzi, varfëri, nërskamza ,tradhëti e vdekje.

Prinderit e flakadanit për keto 8 vite kanë dhënë shembullin më të mirë se si duhet të kujdeset një prind për fëmijën e vet,se si i dhurohet dashuri e lumturi,qetësi e shërbim 24 orë,ku gjithëher ka mbretëruar tek ta ,lutja drejtuar Zotit dhe shpresa për shërimin e tij.

Andaj në cilësin e Imamit , i shprehi ngushëllimet më të përzemërta prinderve dhe vëllezërve të flakadanit, familjes së gjërë , bashkëmoshatarëve të flakadanit, mësimdhënësve të shkollës,,Nazmi Osmani’’, trajnerëve të futbollit ku flakadani ishte nxënës i tyre, xhematit dhe të gjith atyre që e njohën dhe ja ditën gjendjen shëndetësore Flakadanit!

Lexo edhe:  Arrestohet 28-vjeçari në Podujevë, ishte shpallur në kërkim për vrasje në tentativë

Zoti ta bëftë dritë varrin!
Zoti ta bëftë nasib xhennetin!
Hoxha Fidaim Fazliu