Ramush Haradinaj viziton vendin ku ra dëshmor vëllai i tij, Luani
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bashkë me një grup njerëzish kanë vizituar të enjten vendin e quajtur Qafa e Mullarit, aty ku gjatë luftës ka rënë heroikisht vëllai tjetër i tij – Luani.
Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, ka shëporndarë edhe një fotografi nga ky vend krahas njoftimit që ka bërë.
“Në Qafë Mullar, aty ku luftoi dhe ra heroikisht Luan Haradinaj!”, ka shkruar Haradinaj.