Ky është kameramani kosovar i sulmuar në veri, po xhironte serbët duke kidnapuar të riun shqiptar

Kameramani i Insajderit, Jetmir Muji është sulmuar fizikisht nga disa persona të nacionalitetit serb.

Ai ka qenë duke e xhiruar rastin e një kidnapimi të një të riu shqiptar në pjesën veriore të Kosovës.

I riu me kombësi shqiptare është kidnapuar nga disa serb. Është futur në një veturë të tyre. Është rrahur dhe është lënë në rrugë në pjesën veriore të Kosovës, bëri të ditur Insajderi.

Kameramani Jetmir Muji ka qenë duke e xhiruar këtë veprim të tyre. Sulmuesit e kanë goditur Mujin pas kokës.

Ai i është nënshtruar intervenimit mjekësor në emergjencën e Mitrovicës së Jugut.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Edhe një 13-vjeçare dyshohet se u dhunua para një muaji, arrestohet i riu nga Istogu