Theret me thikë një person në Prizren, dërgohet me urgjencë në spital – është në gjendje të rëndë
Përleshjet ku përpos grushteve përdoren edhe mjete tjera të forta e të mprehta, janë bërë të shpeshta në vendin tonë. Ka shumë raste kur ato kanë përfunduar në mënyrë tragjike, duke u shndërruar kështu në një dukuri shqetësuese.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe sot në lagjen Kurill në Prizren, ku një person është therur me thikë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës në Prizren, kanë bërë të ditur se si pasojë e lëndimeve të marra i lënduari është në gjendje të rëndë shëndetësore
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Ngjarja ka ndodhur në orën 19:30, Polica ka marrë informacion se një person është lënduar rëndë me mjet të mprehtë, me thikë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin, një patrullë ka shkuar në spital. Viktima është në gjendje të rëndë, lëndimet janë të rënda për shkak se ka humbur gjak, ka pasur plagë në pjesë të qafës”.