Kështu u bë “shkrumb e hi” vetura, pas aksidentit të rëndë afër “Binni-t”

Një aksident ka ndodhur afër mobilerisë “Binni” në mbrëmjen e sontme ku nga pamjet e para shihet se një veturë është djegur gati tërësisht.

Këtë e kanë treguar lexues të portalit që kanë përcjellur pamje në adresë të redaksisë sonë, e ku shihet se një veturë e markës Golf 4 është përfshirë nga zjarri.

Siç raportohet në këtë aksident ka pasur edhe tre persona të lënduar.

Se ka të lënduar nga aksidenti e ka konfirmuar për Jepi zë, zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti.

“Në ora 22;00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona në fshatin Stanovc, aksident me lëndime dy vetura te perfshira tre persona të lënduar!”

Lexo edhe:  Sot seancë e jashtëzakonshme për menaxhimin në KEK, kjo është projektrezoluta ku përmendet edhe Mihali