Sapo u ulën temperaturat, kthehet ajri i tmerrshëm në Prishtinë

Java e dytë e nëntorit e gjen Prishtinën sërish me ajër të ndotur.

Rënia e temperaturave ka bërë që shumë qytetarë, e sidomos ata që jetojnë nëpër shtëpi, t’i kthehen djegies së thëngjillit dhe druve si metodë për ngrohje, gjë që ndikon negativisht në cilësinë e ajrit, shkruan Klan Kosova.

Sipas të dhënave të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, momentalisht në kryeqytet, ajri është i pashëndetshëm.

Një mjet për ta matur këtë është Indeksi i cilësisë së ajrit (AQI), i cili i kthen të dhënat e cilësisë së ajrit në numra dhe ngjyra për t’iu ndihmuar njerëzve të kuptojnë se kur duhet marrë masa për ta mbrojtur shëndetin e tyre.

Mbrëmë kur është shkruar ky artikull më 09.11.2022, matësi tregon se vlerat AQI janë 180 dhe është i shënjuar me ngjyrë të kuqe, që sinjalizon se është i pashëndetshëm.

Qëllimi i AQI-së është të shpjegohet se çfarë domethënie ka cilësia e ajrit për shëndetin e popullatës. Për ta kuptuar më lehtë, AQI ndahet në gjashtë kategori:

Lexo edhe:  Lajm i hidhur: Vdes ish komandanti i UÇK-së dhe gjenerali i FSK-së