Vuçiq e ka dekoruar me medaljen e artë për trimëri, ish-komandantin e Policisë së Mitrovicës Veriore

Presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka nderuar me medaljen e artë për trimëri “Millosh Obiliq” të dy ish-drejtuesit e Policisë së Kosovës, Nenad Gjuriq, i cili shërbeu si drejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, dhe kapitenin, Aleksandar Filipoviq, i cili ka shërbyer si shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore.

Ky veprim i Vuçiq ndaj tyre, vije pasi ata kishin refuzuar të zbatojnë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme “KM” dhe për bojkotimin e instituconeve të Republikës së Kosovës.

“Të dashur Nenad dhe Aleksandër, veprimi juaj i qetë, i kompozuar, i drejtuar kundër askujt, i cili ju vendosi në radhët e heronjve të zakonshëm për të cilët flitet rrallë, është diçka me të cilën mund të jeni krenarë ju dhe fëmijët tuaj… Për shkak të veprimeve tuaja. Serbia është në Kosovë, dhe Kosova është në Serbi, sado që të tjerët të mundohen ta pengojnë… Ju bëtë atë që donte zemra juaj… Ju mbrojtët popullin dhe kulturën tonë, por edhe vlerat evropiane”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa ish- komandanti i Policisë për Komunat Veriore, Nenad Gjuriq, ka folur pas dekorimit, duke thënë se “Dëshirojmë t’ia kushtojmë këto çmime të gjithë fëmijëve në Kosovë që janë të etur për liri, lojë dhe jetë të qetë. Rroftë Serbia”, raporton B92, transmeton Dukagjini.

Gjuriq ka përfunduar duke thënë se ishte e pamundur pa mbështetjen e shtetit të Serbisë.

Inspektorati Policor i Kosovës rekomandoi javën e kaluar suspendimin nga puna të ish-drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, ngase ai dyshohej se kishte bërë thirrje për rezistencë, kur ai kishte thënë se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojnë vendimin e Qeverisë lidhur me targat.

Lexo edhe:  A u sulmua në burg Ekrem Rexhepi i dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares, flasin nga SHKK-ja