Lirim Kastrati pajtohet me modelen kroate

Futbollisti kosovar, Lirim Kastrati është pajtuar me modelen kroate, Angjela Shimac, me të cilën ishte ndarë në verë.

Kështu të paktën kanë shkruar mediat në Kroaci, që kanë përcjellë vazhdimisht lidhjen e Kastratit me Shimacin, figurën mediatike kroate.

“Po, jemi bashkë”, ka thënë Shimac për “story.hr” kur është pyetur nëse është sërish në lidhje me Kastratin.

Sulmuesi i krahut, Kastrati, tani po luan në Hungari. Në fundjavë e shënoi golin e parë, ndërsa Shimac e ka uruar për golin. Kastrati e Shimac janë prindër të një vajze.

Lexo edhe:  “10 mijë euro në muaj”, Linda zbulon fitimet e mëdha nga llogaria e saj në faqjen për të rritur