E rëndë: Pirunari fut nën rrota një 8 vjeçar në Mitrovicë, dërgohet me urgjencë në spital
Një i mitur është goditur nga pirunari duke marrë kështu lëndime trupore.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë në rrugën “Fadil Deqili”.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti.
“Sot, rreth orës 11:00, në rrugën ” Fadil Deliqi” në Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një makine punuese (Pirunar) dhe një këmbësori, Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar këmbësori i moshës së mitur”, tha Zahiti.
Siç është raportuar nga mediat viktima është i moshës tetëvjeçare.
Ai ishte dërguar me urgjencë në spitalin e Mitrovicës, pasi kishte përfunduar nën rrotat e pirunarit.